Sipas deputetit të Aleancës Burim Ramadanit, Kuvendi ka dy mundësi: ta rrëzojë veton e Presidentes me 61 vota, duke e rikthyer ligjin në fuqi pa ndryshime, ose të mos i sigurojë votat e nevojshme, me ç’rast, sipas interpretimit të tij, ligji nuk do të ekzistonte më dhe procesi do të duhej të niste nga fillimi.
Ai ka kritikuar gjithashtu pretendimet se ligji është kthyer për t’u përmirësuar, duke i cilësuar ato si përpjekje për ta fshehur të vërtetën.
“Nëse duan të jenë të vërtetë, mund të thonë: ‘Ligji është kthyer që t’ia fillojë nga pika zero!’”, ka shkruar Ramadani.