Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.
Pas takimit, presidentja mori pjesë në shfaqjen solemne të organizuar në Teatrin e Operës, në kuadër të shënimit të 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.
Në këtë ngjarje u prezantuan interpretime muzikore dhe artistike nga artistë dhe ansamble hungareze, në nderim të përvjetorit të revolucionit që shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e Hungarisë.