Hendbollistet e përfaqësueses së Kosovës e kanë bërë hapin e madh drejt raundit të fundit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027.
Të premten mbrëma në Prishtinë, Kosova fitoi bindshëm, 39:22, ndaj Estonisë. Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues. Ndeshja e dytë është menjëherë të shtunën prej orës 17:00 në palestrën e njëjtë.
Kosova në dy kampanjat e kaluara e mbylli me sukses raundin e parë kualifikues për Botëror. Dhe suksesin e njëjtë thuajse e siguroi pas ndeshjes së parë.
Kroati Nenad Shoshtariq debutoi te Kosova me sukses. Në fakt Shoshtariq drejtoi Kosovën edhe në Lojëra Mesdhetare, ku përfaqësuesja u paraqit kryesisht me lojtare të reja. Tekniku i njohur kroat të premten e kishte sfidën e parë të vërtetë.
Kosova llogaritej favorite ndaj Estonisë dhe këtë e dëshmoi me paraqitje në fushën e lojës.