I dyshuari për vrasjen në Klinë është dorëzuar.
Zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi vetëm ka konfirmuar se Tush Frroku gjendet në stacionin Policor.
“I dyshuari gjendet në stacionin policor, ai me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë, dhe shumë shpejt do të dorëzohet kërkesa për paraburgim prej 30 ditësh”, ka thënë Nikçi për Nacionalen.
Frroku të hënën e javës së kaluar e vrau në qendër të Klinës një familjar të tij me disa plumba. Deri më tash ai ka qenë në arrati.