Krasniqi: Nuk shoh mundësi të bashkëpunimit me Vetëvendosjen

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se subjekti i tij nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt i cili fiton pëlqimin e një pjese të qytetarëve. Ai e ka pranuar se bashkëpunimi me Vetëvendosjen  do të ishte i vështirë si pasojë e dallimeve të mëdha ideologjike mes dy partive.

“Nuk shoh mundësi të bashkëpunimit me Vetëvendosjen”, thotë ai.

“Ajo që po i ndodh VV’së është e mirë, sepse e meritojnë. Ata kanë thënë që tre palë zgjedhje nuk do të ketë koalicion me neve, pra vija të kuqe. Megjithatë ata përfundojnë me neve gjithmonë”, shton Krasniqi.

‘’Në koncept ideologjik jemi shumë larg. Kemi dallime të mëdha. Por kurrë nuk kemi deklaruar vija të kuqe me asnjë subjekt pasi që secili grup parlamentar ka pëlqimin e një pjese të qytetarëve, pavarësisht si i kanë marrë ato. Pëlqimi nga një pjesë e qytetarëve do të thotë se ne nuk mund të dalim kundër vullnetit të popullit”.

Krasniqi po ashtu ka mohuar kategorikisht përfshirjen në një qeveri të ardhshme dhe do të votojnë kundër saj.