Hoti: Buxheti për 2023 është për 300 milionë euro më i ulët se për vitin 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të martën se buxheti i Kosovës në terma real për vitin 2023 është 2,5 miliardë euro.

Sipas tij, për shkak të inflacionit prej rreth 20 për qind për produkte të konsumit bazik, buxheti për vitin e ardhshëm është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro.

“Për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma real. Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro). Krahasojeni vetë sasinë e mallrave që e keni blerë vitin e kaluar me 100 euro, me sasinë e mallrave që mund të blini sivjet me ato 100 euro. Do të vini në këtë përfundim”, ka shkruar Hoti në Facebook.