Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është liruar tashmë nga mbajtja, ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës
Gjatë ditës së djeshme (e mërkurë), punëtori i FFK-së, Artan Govori ftoi policinë e shtetit në objektet e Federatës, duke aluduar në një sulm fizik nga kryetari Ademi.
Kryetari i FFK-së disa minuta më vonë e mohoi një gjë të tillë, duke e cilësuar si shantazh ndaj imazhit të tij dhe Federatës.
Konfirmohet arrestimi i Agim Ademit
Megjithatë, në orët e mbrëmshme, Ademi është ftuar nga Policia e Kosovës për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe në orët e para të mëngjesit u konfirmuar se ai është dërguar në mbajtje.
Megjithatë, pas disa orëve mbajtje në stacionin e Policisë në Prishtinë, kryetari i FFK-së është liruar.
Ademi është liruar në procedurë të rregullt dhe tashmë gjendet në liri.
Lajmi për Telegrafin është konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
“I njëjti pasi është intervistuar nga ana e prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të trajtohet”, ka konfirmuar Prokuroria për Telegrafin.