Asnjë rast i ri me koronavirus nuk është shënuar as sot në kryeqytetin e Kosovës. Kurse në krejt Kosovën janë regjistruar 26 raste të reja me cka numri i të prekurve në gjithë vendin sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka shkuar në 630.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar lajmit se në Prishtinë s’ka raste të reja me Covid-19.
“0 (zero) raste të reja në Prishtinë, dhe 26 në krejt Kosovën. Looking good! Vazhdojmë Prishtinë #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.