Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka treguar arsyet pse kjo parti nuk dëshiron të jetë pjesë e ndonjë qeverie.
Krasniqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se PDK përmes qëndrimit në opozitë dëshiron të kthehet në kuotën e 200 mijë votave.
“Në zgjedhjet e fundit ne kemi dalë si partia e tretë me 180 mijë vota, 200 mijë me pak se që PDK ka pasur tradicionalisht”, tha ai, .
Deputeti i PDK-së thotë se do të jenë përfaqësues të popullit me atë besim që kanë marrë.
“Ne rënien me 20 mijë vota e kemi marrë me shumë seriozitet dhe po punojmë që ta kthejmë PDK-në aty ku e ka vendin- si parti e parë”.
Krasniqi ka thënë se tash që PDK do të jetë në opozitë reformimi do të jetë më i lehtë pasi kanë më shumë kohë.
“Të qenit në qeveri nuk te jep shumë kohë për shkak të angazhimeve që mund të kenë figurat e partisë në ministri të ndryshme”, theksoi Memli Krasniqi.