Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti ia ka kthyer letrën që i ka nisur sot presidenti i vendit, Hashim Thaçi që e ka lajmëruar të njëjtin se do të ndërmarrë hapat për krijimin e një qeverie të re. Kjo pasi që LVV ka më shumë se dy javë që nuk e ka dorëzuar emrin për mandatarin .
Në këtë letër, Kurti ka deklaruar se presidenti nuk ka të drejtë që të marrë këtë veprim sepse bie ndesh me kushtetutën
“Bazuar në rolin dhe funksionin si President, ju nuk keni të drejtë e as autorizim kushtetues për të konstatuar se kemi refuzuar propozimin e kandidatit për kryeministër kur nuk e kemi bërë këtë; ju nuk e keni në mandat e kompetencë që të përcaktoni përtej Kushtetutës se si e çfarë do të jetë Qeveria, siç keni bërë këtyre ditëve në deklarimet publike; dhe, me keqardhje konstatojmë se ende nuk na jeni përgjigjur se në bazë të cilës pikë të nenit 95 po veproni dhe po na drejtoheni”, ka shkruar Kurti.