Ka filluar takimi i presidentit Hashim Thaçi me liderë të partive politike. Në fjalën e tij hyrëse, Thaçi tha se ka ftuar këtë takim për t’u koordinuar rreth hapave më tutje, pas mocionit të mosbesimit, shkruan Reporteri.
Ai tha se ka dërguar 5 letra në adresë të partisë së parë, VV-në dhe tha se ka refuzuar të japë një përgjigje.
“Të ndodhur në këtë situatë pas mocionit të mosbesimit më 25 mars, nga 82 deputetë, ju ftoj që të konfirmoni që a të kemi një qeveri të re apo zgjedhje”, ka thënë ai para liderëve të partive.
Presidenti, tha ai, nuk e shpërben Kuvendin, duke lënë të nënkuptohet se do të respektojë mendimin e partive politike.