15 raste të reja me koronavirus

15 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë të vdekur.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë janë bërë 1440 testime.

Gjatë 24 orëve të fundit 8 qytetarë janë shëruar ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719. Numri total i rasteve është 330.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.499 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.607.518 doza të vaksinës. Deri më sot 757.103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.