Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën në orën 11:00.
Në këtë mbledhje, ndër çështjet kryesore pritet të jetë propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.
Në mesin e pikave të propozuara për seancën plenare është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026.
Poashtu, pritet të shqyrtohet votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Kryesia do të shqyrtojë edhe propozimet dhe kërkesat e tjera të paraqitura për këtë mbledhje.