Një i vdekur dhe 7 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit, 7 raste të reja COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit, nga testimi i 1,546 të dyshuarve për koronavirus.

Numri i rasteve aktive, aktualisht është 352.

Ndërkohë, sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 2,022 persona. Që nga procesi i vaksinimit, në Kosovë janë administruar 1,604,907 doza të vaksinave anti-COVID, derisa me të dy dozat janë vaksinuar 755,654 persona.