Mohamed Salah ka bërë të ditur se ai e dëshiron qëndrimin te Liverpooli, por duhet plotësuar kërkesat e tij.
Sipas asaj që raporton Football Insider, egjiptiani ka kohë që është në bisedime me The Reds për të nënshkruar kontratën e re.
Salahut i skadon kontrata në vitin 2023 dhe Liverpooli nuk dëshiron ta humbë si lojtar të lirë.
Por, lojtari ka bërë të ditur se kërkon afro 600 mijë euro në javë, për ta rinovuar kontratën me klubin.
Bordi i klubit anglez nuk është i gatshëm të ofrojë atë shumë, derisa Salah po kërkohet nga Real Madridi dhe Paris Saint-Germain.
Liverpooli është në presion të lartë, pasi e di se egjiptiani mund të largohet qysh në vitin e ardhshëm.