Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme të Superligës së Kosovës.
Ndeshja kryesore e ditës, Feronikeli – Drita, është mbyllur me fitoren e “Intelektualëve”, shkruan GazetaBlic Sport.
Drita triumfoi me rezultat 0 me 2 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, me golat e shënuar nga Simonovski dhe Ajzeraj.
Llapi e ka shkatërruar Ulpianën, atje ku ka triumfuar me rezultat 0 me 6.
Golat u shënuan nga Valmir Veliu x3, Bujar Idrizi, Arbnor Ramdani dhe Gentrit Begolli.
Prishtina në kryeqytet ka triumfuar ndaj Malishevës, me rezultat 2 me 1. Besnik Krasniqi e ka shënuar dy golat e ndeshjes, të dy nga penalltia për Prishtinën, kurse Sobowale ka shënuar për Malishevën.
Kjo është renditja pas tri ndeshjeve të ditës së sotme.