Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të ketë dy deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës.
Kjo pasi në zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e djeshme Bedri Hamza do të udhëheqë me Mitrovicën dhe Fadil Nura me Skenderajn.
Klankosova.tv ka mësuar se këta dy tashmë ish-deputetë do të zëvendësohen nga Rashit Qalaj dhe Isak Ibrahimi.
Të njëjtit nuk arritën që të bëhen deputetë në zgjedhjet nacionale që u mbajtën më 14 shkurt dhe kanë më së shumti vota nga lista e PDK-së.
Qalaj më 14 shkurt mori 9160 vota ndërsa Ibrahimi 8729 vota.