Mëngjesin e sotëm u vra G.B., 41-vjeçar, në fshatin Batllavë të Podujevës, rrugës duke shkuar në punë. I dyshuari kryesor i kësaj vrasjeje është kushëriri i viktimës, B.B., 47-vjeçar, tashmë i arrestuar. Ekipi i Gazetës Express ka qëndruar sot aty ku ka ndodhur krimi dhe në fshatin e tyre në Gërdoc të Podujevës. Nga atje sjell detaje për vrasjen.
Sipas të afërmve të viktimës dhe dorasit, dyshja kishin pasur vazhdimisht probleme. Vrasjes i ka paraprirë edhe një mosmarrëveshje e ndodhur dje mes tyre, ku sipas policisë, i dyshuari kishte shtënë më armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës. Por, dje i dyshuari ishte arratisur.
Shtëpia e viktimës dhe dorasit ndodhen shumë afër njëra-tjetrës. Në mes kanë vetëm një mur ndarës, ndërsa Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë e tyre. Për tragjedinë e ndodhur sot folën fqinjët.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qellim të sqarimin të rrethanave të ketij rasti.
Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.