Abdixhiku: Rikthim i madh i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se këto zgjedhje lokale e shëndojnë rikthimin e madh të kësaj partie, duke i falënderuar strukturat e LDK-së për angazhimin e ytre.

“Lidhja Demokratike e Kosovës këtë mbrëmje të 17 tetorit e sheh si datë të rikthimit të madh”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se në Prishtinë e kanë siguruar balotazhin ,teksa e kanë fituar Pejën, Lipjanin dhe Fushë Kosovën.

“LDK me kandidatin e saj ka siguruar raundin e dytë (Prishtinë), dhe nga aty ne kemi përfunduar garën në raund të parë në këto komuna: Në Pejë me kryetar Gaz Muhaxhirin, në Lipjan me kryetar Imri Ahmetin, në Fushë Kosovë me kryetar Burim Berishën, dhe jemi duke prirë në Gjilan dhe në Podujevë në Llap me rikthimin tonë të madh”.

Në Viti prijmë ashtu siç prijmë sot në Vushtrri dhe në komunën jugore të Dragashit dhe padyshim jemi në raund të dytë edhe në komunën e Junikut”.