EXIT POLL-i nga UBO për Prishtinën: Arben Vitia e Përparim Rama në balotazh


Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting del që në Komunën e Prishtinës  do të ketë balotazh mes të Arben Vitisë e Përparim Ramën.

Sipas të dhënave nga ky EXIT POLL:

LVV (Arben Vitia) –  43.2 për qind

LDK (Përparim Rama) –  27.8 për qind

PDK (Uran Ismaili) –  21.9 për qind

AAK (Daut Haradinaj) – 4.4  për qind

AKR (Gëzim Mehmeti) – 2.3 për qind .

Avni Çakmaku (Fjala) – 0.3 për qind.

Florim Isufi (Partia Balliste) 0.1 për qind.