Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se deri në orën 11 kanë votuar 8.24% e popullsisë ose 151.547 persona.
“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga rreth 98% e vendvotimeve, numri qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 8.2% apo rreth 152 mijë votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, kishin votuar 195 mijë e 473 votues apo 10.34% e votuesve.”
Derisa përqindja më e madhe është në Mitrovicën e Veriut me 30.96%, ose 5.486 votues.
Kurse Prizreni është komuna me më së paku votues, me 6.16% të personave që kanë votuar deri në orën 11.