Pedri vazhdon kontratën me Barcelonën

‘Blaugranët’ kanë blinduar një nga talentët e tyre.

Pedri Gonzalez është vetëm 18-vjeçar, por është njëri ndër futbollistët kyç në mesfushën e Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Drejtuesit e ekipit spanjollë kanë besim të madh tek cilësitë e Pedrit dhe kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën.

Pedri ka zgjatur marrëveshjen me Barçen edhe për katër vite të tjera, që i bie të mbetet në “Camp Nou” deri në vitin 2026.

Klubi i Barcelonës përmes një postimi në web-faqen e tyre ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me spanjollin që nesër do të nënshkruajë edhe zyrtarisht kontratën e re.

Pedri do të ketë klauzolë largimi prej plotë 1 miliardë euro.