Ermal Krasniqi, katërshi i PDK-së në Klinë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Klinë, ndër emrat e njohur për Klinën ka kandiduar për Asamblenë Komunale, nënkryetarin e saj Ermal Krasniqi, me nr 4.

Rrjedhë nga një familje atdhetare dhe intelektuale. Përndjekjet e burgosjet për familjen Krasniqi, ishin rutinë në një kohë derisa si familje u bënë pjesë e themelimit të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës, për ta udhëhequr luftën për liri deri në çlirim nga xhaxhai i Ermalit, komandant Ramadan Krasniqi, i cili poashtu ishte kryetari i parë i Klinës në Kosovën e lirë.


Ermali i edukuar nga kastë e tërë intelektualësh e atdhetarësh të familjes Krasniqi, andaj nuk kishte si mos të jetë sot një djalë intelektual i përgatitur si në aspektin profesional, ashtu edhe në atl njerëzor. Ermal Krasniqi, është nga fshati Zajm i Komunës së Klinës, shkollimin fillor e të mesëm i ka përfunduar në vendlindje, kurse studimet bachelor dhe ato master në Universitetin e Prishtinës.


Është njëri ndër të rinjtë e dëshmuar për aktivitet në Partinë Demokratike, dhe një ekonomist i dalluar në sektorin privat. Ermal Krasniqi aktualisht është nënkryetar i Degës së PDK-së në Klinë.
Në këto zgjedhje garon për Kuvendin Komunal me nr 4.