Qeveria e Kosovës sot e ka votuar draft koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë.
Kryeministri i vendit Albin Kurti, deklaroi se me të gjitha votat për dhe asnjë kundër u kalua kjo pikë e mbledhjes së ekzekutivit.
Ishte ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që e shpaloi këtë pikë të rendit të ditës duke shtuar se Vettingu është shumë i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.