Mosha e 7 personave që vdiqën nga koronavirusi

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Katër viktima janë meshkuj dhe tri janë femra.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar edhe grupmoshën e shtatë viktimave të fundit nga koronavirusi.

Një viktimë është mbi 80 vjeç, dy viktima janë të grupmoshës 70-79, dy viktima janë të grupmoshës 60-69 dhe dy viktimat e fundit janë të grupmoshës 50-59 vjeç.