Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 8,903.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147,347, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,905 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.
Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.