Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 19,923.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,758 persona.
Ndryshe, vetëm të premten nga coronavirusi kanë vdekur 30 persona, ndërsa janë shënuar 685 raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të premten janë bërë 1 milion vaksina që janë administruar.
“Mirënjohje ekipeve të vaksinimit për punën e çmuar dhe besimin e patundur për të arritur këtë nivel të trendit të vaksinimit në një kohë të pazakontë.
Le të i bashkojmë thirrjet tona për të afërmit e më të dashurit tonë, që të rezervojnë një termin për vaksinim sa më herët që është e mundur. Tash kur e kemi të njohur se vaksina zvogëlon dukshëm simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen, dhe kështu probabilitetin e infektimit indirekt të njerëzve të tjerë, pa e ditur, akti më moral dhe më i përgjegjshëm është i qartë: VAKSINIMI”, thuhet në njoftim.
Sipas MSH-së është shumë e rëndësishme që të mbahet ritmi pozitiv i vaksinimit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mposhtet virusi.