Vedat Muriqi: Kam luajtur në klube të mëdha, por kur shënoj me Kosovën është shumë më ndryshe sepse shënoj për vendin tim

Kosova ka arritur t’i mbledhë katër pikë në tri ndeshjet e shtatorit, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”.

Padyshim se ndër më meritorët për pikët e fituara ka qenë sulmuesi Vedat Muriqi, i cili shënoi në fitoren ndaj Gjeorgjisë dhe në barazimin ndaj Greqisë, shkruan Gazeta Stop.

Golashënuesi më i mirë i dardanëve është shprehur se kur shënon gol për Kosovën e ndjen më shumë, përkundër faktit se ka luajtur në klube të mëdha si Fenerbahce dhe tash te Lazio.

Intervista e plotë e Vedat Muriqit:

https://fb.watch/7XTz2AkJq1/

“Kam luajtur në klube të mëdha si Fenerbahce, jam duke luajtur edhe te Lazio, por kur shënoj gol me Kosovën me të vërtetë është diçka shumë më ndryshe, e ndjej më shumë sepse shënoj për vendin tim, për atdheun tim dhe është diçka me të vërtetë jashtëzakonisht e mirë për mua personalisht dhe të jem për momentin golashënuesi më i mirë i Kosovës”, ka thënë Muriqi në intervistë për prezantuesen e njohur, Kadrie Canolli të Rtv Dukagjinit.