Masat antiCOVID, do të vazhdojnë, por me disa ndryshime në rreptësinë e tyre

Kërkesë për qeverinë që pas 26 shtatorit të lirojë masat për personat e vaksinuar kundër Covid 19.

Edhe të premten vazhduan numrat e frikshëm të vdekjeve nga Covid 19 në Kosovë.

Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit, betejën me virusin e humbën 17 femra e 13 meshkuj, duke çuar numrin e viktimave në 30 për një ditë.

11 nga të vdekurit i përkasin grup-moshës 70-79, 7 grup-moshës 50-59, 6 ishin në të 60-tat, 4 persona përmbi 80 vjeç, dhe nga 1 viktimë ishin në grup-moshat 40-49 dhe 30-39.

8 nga ata që humben këtë betejë ishin nga kryeqyteti, 5 në Prizren, 3 në Ferizaj, nga 2 viktima shënuan Skenderaj, Vushtria, Gllogovci e Gjilani ndërsa Lipjani, Gjakova, Suhareka, Kamenica, Rahoveci e Dragashi regjistruan nga 1 rast vdekjes.