Milan është duke shikuar ende që të përforcohet në këtë afat kalimtar, njëri nga pozitat se ku duket që do të jetë prioritet është në krahun e djathtë të sulmit.
Në orët e fundit, nga spekulimet e fundit është lidhur me yllin e Manchester City, Bernardo Silva.
Sipas gazetës angleze Daily Star, kuqezinjtë i kanë vënë sytë nga Bernardo Silva, i cili dëshiron të largohet nga Man City këtë verë.
Ideja është që ta marrë yllin portugez në huazim për dy vjet me një kosto prej 17 milionë euro, para se të paguajë tarifën 30 milionë euro për ta bërë lëvizjen e përhershme, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Bernardo Silva është një lojtar shumë i mirë dhe do të shtonte shumë cilësi në skuadrën e Rossonerëve. Spekulimet ende nuk janë konfirmuar nga mediat italiane.