Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri po kërkon edhe një mandat në krye të këtij institucioni.
Në zgjedhjet e tetorit ai thotë se do të hyjë pa organizuar fushatë zgjedhore.
“Për herë të parë po e them tani, se kam për të bërë zgjedhje pa fushatë”.
“Kjo vjen pas asaj që qytetarët e Gjilanit më kanë dhënë privilegjin dhe nderin që ta kem një vlerësim pozitiv dhe mas këtij shërbimi, unë do t’i bëjë zgjedhjet pa fushatë”, theksoi ai në ATV.
“Krejt të gjitha ato që unë mendoj që mua më bien në përgjegjësi përveç PR-it dhe rrjeteve sociale që i bënë LDK-ja si parti të tjerat mjete që unë kam planifikuar eventualisht që kam menduar me i nda për fushatë si kandidatët e tjerë kam menduar që këto mjete t’i dërgoj te një familje në nevojë, për t’i ndërtuar një shtëpi ose për t’ia blerë një banesë dhe mos të harxhojmë për fushatë sepse këto fushata janë të mërzitshme dhe të shtrenjta”.