8544 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 8,544.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.157,  ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,286.

Rreth 22 mijë persona kanë marrë të hënën vaksinën anti-COVID nëpër qendrat e vaksinimit në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, saktësisht 21 mijë e 908 vaksina janë administruar sot.

Deri më tani në Kosovë janë dhënë 602 mijë e 231 vaksina.

Me dozën e parë janë vaksinuar 175 mijë e 655 qytetarë, ndërkaq numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 213 mijë e 288.

Numri i terminëve të rezervuara për të hënën ka qenë 20 mijë e 464 termine.

Deri tani janë vaksinuar mbi 22 mijë studentë, megjithatë, numri më i madh i të vaksinuarve i përket kategorisë së pensionistëve, ku janë vaksinuar deri më tani mbi 139 mijë.