8 të vdekur pas rrokullisjes së autobusit në Hungari

Tetë persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Hungari.

Ngjarja ndodhi pasi një autobus u rrokullis në qytetin Szabadbattyan.

Se si erdhi tek aksidenti i cili ndodhi mëngjesin e së dielës akoma nuk dihet, raporton Radio Evropa e Lirë.

Deri më tani raportohet se janë lënduar 48 persona.

Dy nga ta janë në gjendje të rëndë.