Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë të dielën, ndërsa nga 7.953 testime, 1.096 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 pacientë, derisa numri i rasteve aktive është 7.854.
Numri total i të infektuarve ka arritur në 116.247, ndërsa i të vdekurve në 2284. I të shëruarve në 106.109.