LDK: Qeveria Kurti dështoi me menaxhimin e pandemisë, Kosova në grupin e shteteve me përqindjen më të ultë të vaksinimit në rajon

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kritikuan sot Qeverinë Kurti për menaxhimin me pandeminë, duke thënë se Kosova është vendi me përqindjen më të ultë të vaksinimit në rajon e Evropë.

Ajo tha se pavarësisht situatës dhe rritjes së rasteve me coronavirus deri tani janë vaksinuar vetëm 10 për qind e popullatës.

“Të dhënat janë tejet të ulëta në vaksinim në krahasim vendet e rajonit”, tha ajo.

Sipas saj, tashmë edhe masat e ndërmarra antiCOVID janë të vonuara dhe shprehu habinë se si mund të ketë kufizime për të mosvaksinuarit kur nuk ka terminë për vaksinim. 

Shqipe Mjekiqi, nënkryetare e LDK-së, tha sot në një konferencë për media se Qeveria Kurti po keqmenaxhon situatën me pandeminë.