Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka zyrtarizuar emrat e tetë kandidatëve për kryetarë komunash.
Në njoftim bëhet e ditur se Kryesia e LDK-së ka aprovuar propozimet e degëve për kandidatë për kryetar të komunave.
Këta janë kandidatët e zyrtarizuar sot nga LDK-ja:
– Sibel Halimi të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt;
– Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës;
– Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës;
– Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit;
– Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes;
– Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit;
– Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut;
– Bajrush Ymeri – kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.