Kjo është erëza që rrit dëshirën tuaj seksuale

Erëza kërri (curry) mund të rrisë epshin tek njeriu, tregon një studim i ri në Indi. Kjo erz e cila zakonisht gjendet në gatimet indiane, mund të ndihmojë në përmirësimin e jetë së grave.

Studiuesit pohojnë se bima zvogëlon problemet e tilla si thatësia vaginale.

Studimi përfshiu 24 gra me menstruacione të moshës 20 deri në 48 vjeç, të cilat morën ekstrakt organik dhe rezultatet treguan se ato përjetuan një epsh të shtuar, nervozizëm më të ulët dhe estradiol të shtuar, hormoni seksual femëror.

Ato gjithashtu shfaqën një përmirësim 41.6% në problemet seksuale dhe një përmirësim 40% në nervozizëm.

Estradioli, një lloj estrogjeni, ‘modulon dëshirën seksuale tek gratë’ dhe ndihmon në rregullimin e ciklit riprodhues menstrual.

Në gratë në menopauzë, e njëjta bimë mund të ndihmojë në zvogëlimin e ashpërsisë së çështjeve të zakonshme të tilla si thatësia vaginale, mosfunksionimi seksual, skuqjet, djersitja, shqetësimi i gjumit, ndryshimet e humorit dhe depresionit.

Shkencëtarët që qëndrojnë pas hulumtimit thonë se bima “mund të konsiderohet si një alternativë natyrale për çështjet seksuale tek gratë”. Por gratë nuk duhet ta përdorin kët ëerz gjatë shtatzënisë, pasi mund të fillojnë kontraktimet para kohe, duke rrezikuar abort.

Gjethet dhe farat e bimës përdoren në gatimet indiane, pasi është një ‘erz popullore e kuzhinës dhe barishte mjekësore me aplikime të gjera’, thonë ata që qëndrojnë pas studimit.