Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas kritikave që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i bëri ndaj disa liderëve kosovarë.
Në një intervistë për RTK-në, Haradinaj tha se para dy vitesh në Berlin kishte pasur bisedë të pakëndshme me Ramën, por jo edhe me liderët e tjerë evropianë.
Ai tha se atje nuk i mbrojti arat e Kosovës as nga kancelarja gjermane Angela Merkeli dhe as nga presidenti francez Emmanuel Macron, por nga vëllai i tij shqiptar.
“Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që i thotë sot janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na dërgonte në luftëra të reja. Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka mbështetur iniciativën për një Ballkan të hapur, por vetëm pasi Serbia të njohë Kosovën.