Për më pak se një muaj, nga 98 raste aktive në 3489 me koronavirus


Për më pak se një muaj, është rritur për 35 herë shifra e rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë. Nga 98 sa ishin më 17 korrik, shifra është ngritur në 3489 të mërkurën e 11 gushtit.

Ditëve të fundit janë regjistruar shifra të larta të rasteve të reja me ditën e sotme që ka kulmuar me 888 raste të reja pozitive.

Deri tash, nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 111 mijë e 644 raste pozitive. 105 mijë e 881 persona janë shëruar, ndërsa kanë humbur jetën 2274 persona.

Sa i përket procesit të vaksinimit, deri tash janë administruar 533 mijë doza të vaksinave anti-COVID me 181 mijë qytetarë që i kanë marrë të dy dozat e mbi 171 mijë që kanë marrë vetëm të parën.