Regjistrimi i veturave: Qytetarët do t’i paguajë 9 milionë euro për “tiketa ngjitëse”, ato mund të gjenden për vetëm 0.006 cent

Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar një kontratë me një kompani për “tiketa ngjitëse”.

Periskopi ka siguruar kontratën në fjalë e cila do të zgjas për pesë vjet dhe do ta rëndojë kuletën e qytetarëve me nga 4 euro e 90 cent për çdo vit, përcjell klankosova.tv.

Por, sa kushton kjo “tiketë ngjitëse”?

Qëllimi zyrtar i kësaj kontrate është “konfirmimi i kontrollimit teknik” të automjeteve, por në fakt do të shërbejë që Policia të bëj evidentimin direkt të të gjitha veturave të paregjistruara në Kosovë.

Veturat e regjistruara përmes kësaj tikete do të dallohen lehtësisht nga ato të paregjistruarat nga zyrtarët policorë.

Nga hulumtimi i tregut, Periskopi merr vesh se një tiketë ngjitëse kushton vetëm 0,006 cent, raporton Periskopi.

Periskopi ka porositur 300 mijë copë, e të cilat nga një kompani do të ofrohej për çmimin 1900 euro.

370 mijë vetura regjistrohen në vit në Kosovë, dhe kjo nënkupton se të paktën 1 milion e 813 mijë euro do të merren nga xhepat e anëtarëve të popullit për çdo vit. Për pesë vjet shuma e përgjithshme është 9 milionë e 65 mijë euro.

Por, nga një përllogaritje e thjeshtë del se këto tiketa ngjitëse do të mund të kushtonin në fakt vetëm 2200 euro në vit ose 11 mijë euro në vit ose 9 milionë e 54 mijë euro më pak.

Nuk dihen ende kriteret e përzgjedhjes së kompanisë në fjalë, e cila quhej “Auto Control Kosova” i kishte vetëm tre punëtorë dhe një kapital prej vetëm 1 mijë eurosh. /Periskopi/