Një fëmijë bie nga objekti në lagjen “Arbëria” të Prishtinës

Një fëmijë ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Kasem Haxhimurati” e cila ndodhet në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin  e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes bashkë me ekipet mjekësore për të dhënë ndihmën e nevojshme

“Rreth orës 12:25, është raportuar se në rrugën “Kasem Haxhimurati” në lagjen Arbëria në Prishtinë, një fëmijë ka rënë nga një lartësi e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, tha ai.