Pas transferimit të Sergio Ramosit, Georginio Wijnaldumit, Achraf Hakimit e Gianluigi Donnarummas, te PSG-ja po bëjnë të pamundurën ta bindin sulmuesin Kylian Mbappe të mbetet në ekip.
Bëhet e ditur se Mbappe ka kërkuar largimin nga ekipi francez gjatë kësaj vere për një aventurë të re në karrierë. Por, te PSG-ja janë të vendosur për ta mbajtur Mbappen të paktën edhe një sezon.
Sipas mediumeve franceze, krerët e klubit tashmë i kanë ofruar Mbappes një kontratë të re me rritje të dukshme të pagës vetëm për të evituar largimin e tij.
Mbappe 22-vjeçar ka kontratë me Parisin deri vitin e ardhshëm dhe pritet që gjatë këtij muaji të japë një përgjigje përfundimtare për të ardhmen e tij. Ai është pjesë e Parisit prej vitit 2018 dhe sezonin e shkuar realizoi 42 gola.