Edhe sot mot i nxehtë

Ashtu sikur të mërkurën edhe gjatë ditës së enjte do të mbizotërojë vapa dhe moti i nxehtë.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34 dhe 38 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes.

Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave.