Messi do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Barcelonen

Lionel Messi do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Barcelonën.

“Goal.com” mëson se argjentinasi është pajtuar që të ketë ulje të pagës për 50 për qind.

Bëhet e ditur se zyrtarizmi i marrëveshjes së re do të bëhet javën e ardhshme pasi të përfundojë edhe disa detaje të vogla.

Kështu, sulmuesi argjentinas nuk do të largohet nga klubi tek i cili debutoi në vitin 2004.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, ka fituar 550 milionë euro me kontratën e fundit pesë-vjeçare te Barça, që i bie rreth 75 milionë në sezon, kurse me kontratën e re do të fitojë përgjysmë më pak.

Mësohet se Messi kishte marr disa oferta zyrtare, derisa më tërheqësja ishte e PSG-së.

Në garë për të ishin edhe Manchester City dhe Interi.

Po ashtu, u raportua edhe për një rikthim të tij në klubin e fëmijërisë Neëell’s Old Boys si dhe një transferim te në MLS te Inter Miami me pronar David Beckhamin.

34-vjeçarit i skadoi kontrata në fund të qershorit dhe ka mundur të largohet nga Barcelona si lojtari i lirë.