Qeveria e Kosovës ka lehtësuar sot masat antiCOVID, ku do të lejohet mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare e mbrëmjeve të maturës deri në orën 01:00, ku organizimi i tyre duhet të bëhet vetëm me kushtin që të shfrytëzohet vetëm 50 përqind e kapacitetit, e jo me më shumë se 300 persona.
Me lehtësimin e masave do të lejohet edhe veprimtaria e klubeve të natës, të cilave u lejohet muzika deri në orën 01:00. Ndërsa, shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23:00 në ditët e punës, përveç të premtes e së shtunës kur puna iu lejohet deri në orën 00:00.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u shpreh se lehtësimi i masave vie pas uljes së rasteve pozitive dhe rekomandimit të IKSHPK-së.