Pas më shumë se 120 minutave, Italia dhe Anglia nuk arritën të përcaktonin fituesin e finales së Euro 2020, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-1.
Në gjuajtjen e penalltive, Azzurët ishin më të saktë, duke realizuar tre, për dallim nga Tre Luannët që shënuan vetëm dy.
Tre Luanët e filluan takimin më mirë se që e kishin menduar, duke kaluar në epërsi me anë të Luke Shaw, që u asistua nga Kieran Trippier.
Ky gol i realizuar nga anëtari i Manchester United doli të jetë më i shpejti në histori të finaleve të Kampionateve Evropiane.
Italia më pas kishte një shqetësim në mesfushë në minutën e 22-të, pasi Jorginho kishte disa dhimbje, por u rikthye më pas.
Më pas Azzurët filluan të marrin ndeshjen në dorë, së paku sa i përket posedimit të topit, derisa kishin edhe disa shanse të mira.
Një i tillë ishte në minutën e 35-të, kur Federico Chiesa lëshoi një goditje të fuqishme, por ishte e pasaktë.
Një minutë më vonë, Luke Shaw kishte mundësinë të pasonte brenda zonës për bashkëlojtarët, e topi u largua nga Emerson Palmieri.
Në 45 minutat e dytë, Azzurët e filluan më mirë, duke bërë presion qysh në sekondat e parë.
Nga ky presion i lartë, italianët arritën që t’i barazonin shifrat në 1-1.
Ishte minuta e 67-të, kur nga një rrëmujë në zonën e anglezëve, Leonardo Bonucci u gjet mjaftë mirë, duke shënuar për 1-1.
Deri në fund të kohës së rregullt, të dy skuadrat kishin pasime të bllokuara dhe të gabuara, duke mos arritur që të shënonin më gola.
Në 120 minuta lojë, Italia ishte sërish më kërkuese, duke pasur disa shanse shënimi.
Një lëvizje e Emerson Palmierit në minutën e 103-të, u bllokuar nga Jordan Pickford, e që shifrat mbetën të pa ndryshuara.
Në 15 minutat e dytë të vazhdimeve, loja ishte e fokusuar më shumë në mesfushë, derisa në pjesën ofanzive kishte pasime të gabuara dhe të bllokuara.
Në gjuajtjen e penalltive, Italia ishte më e saktë, pasi shënoi tre, për dallim nga Anglia që realizoi vetëm dy.
Penalltitë e ekzekutuara nga të dyja anët:
Italia: OXOOX
Anglia: OOXXX