Kurti arsyeton vendimin e Sveçlës për dhënien e lejeve për deputetët

Kreu në detyrë i Qeverisë, Albin Kurti e ka arsyetuar veprimin e ushtruesit të detyrës së punëve të Brendshme, Xhelal Sveça që përmes vendimit iu ka dhënë leje deputetëve për të marrë pjesë në seancë.

Kurti duke komentuar seancën e sotme e iniciuar nga PDK-ja, tha se pako emergjente është çështje e Qeverisë.“Çështja e pakos është e Qeverisë. Ne kemi nevojë për donacione e solidaritet ndërkombëtar”.

“Ne kritikohemi që pako nuk është e mjaftueshme prej të njëjtëve njerëz pengohemi që të marrim kredi që ta rrisim shumën e pakos”.

“Për fazën emergjente qq ndodhemi kjo është e mjaftueshme. Është gabim të sillet një pako”.Ai tha se lidhur me lejen e deputetëve për seancë duhet t’i drejtoheni ushtruesit të detyrës së ministrit Xhelal Sveçla.“Janë të kota dhe janë jashtë temës dhe pyetjen e lejes duhet ta drejtoni UD Xhelal Sveçla”.