Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë bërë dy mijë e 771 testime për COVID-19 ku veç katër persona kanë rezultuar pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar dy në Tiranë dhe nga një rast në Durrës dhe Vau i Dejës.
Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv në Shqipëri teksa janë shëruar edhe shtatë qytetarë.
Në spitalet COVID në Shqipëri aktualisht janë duke u trajtuar shtatë pacientë, nga të cilët tre në terapi intensive.