Një person është plagosur me armë zjarri këtë të mërkurë në qendër të Klinës.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima me autoambulacë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha Rugova për Klankosova.tv.