Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri bën të ditur se janë shënuar vetëm shtatë raste të reja me COVID-19 dhe asnjë person nuk ka vdekur nga ky virus.
Numri total i të vdekurve ka shkuar në 2,454 persona, ndërsa të shëruar janë nëntë persona duke e quar numrin e përgjithshëm në 129,888, transmeton Klankosova.tv.
Atje brenda 24 orëve të fundit janë kryer 5,895 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 848,430 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 340,576 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti COVID.